QKIPK - QENDRA KOMBËTARE E INVENTARIZIMIT TË PASURIVE KULTURORE

Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore prezantuan Projektin “Krijimi i Qendrave të Informimit Publik për Regjistrimin On-Line të Pasurive Kulturore Kombëtare”. Projekti është një invenstim i Qeverisë Shqiptare i aplikuar dhe i fituar nga Ministria e Kulturës dhe Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore në mbështetje të Vendimit nr. 4, datë 19.01.2015 “Për shpalljen e thirrjes së parë për projekte, për vitin 2015, për të gjitha programet e fondit për zhvillimin e rajoneve”, axhenda digjitale.

Projekti bën të mundur:

 

• Krijimin e Sistemit Informatik Kombëtar të Administrimit të Pasurive Kulturore dhe Bazës së të dhënave shtetërore për regjistrimin e Pasurive Kulturore materiale dhe jomateriale për të gjitha kategoritë e poseduesve, me qëllim identifikimin, katalogimin, ruajtjen dhe përdorim nga:
– Institucionet Shtetërore, Subjektet Private (Fizike/Juridike) që posedojnë dhe administrojnë Fonde të Pasurive Kulturore në sistemin e trashëgimisë kulturore dhe të turizmit, për krijimin dhe përditësimin e Regjistrit Kombëtar të Pasurive Kulturore në pronësi publike dhe private, si dhe për administrimin e Inventarit të Fondit Muzeor Kombëtar.
– Shërbimi doganor në Republikën e Shqipërisë për monitorimin e lëvizjeve dhe të pronësisë së objekteve të pasurive kulturore, në pronësi publike dhe private, brenda dhe jashtë territorit të RSH. – Policia e Shtetit / Interpoli për shkëmbim informacioni në sistem lidhur me rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve të objekteve të trashëgimisë kulturore në vend, si dhe në rastet e denoncimeve nga Institucionet Ndërkombëtare që operojnë brenda dhe jashtë RSH.
– Publiku për informim mbi procedurat e regjistrimit të pasurive kulturore kombëtare në pronësi private dhe publike, procedurat e lëvizjes brenda dhe jashtë territorit të RSH për objektettrashëgimi kulturore, si dhe për informacion mbi Pasuritë Kulturore Kombëtare.

 

• Ndërtimin e kabinetit të serverave në parametra dhe standarte ndërkombëtare.

 

• Krijimin dhe vënien në funksion dhe strukturë të 6 Qendrave të Informimit Publik për regjistrimin online të pasurive kulturore kombëtare pranë Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, si Zyra rajonale të QKIPK-së për dokumentimin, inventarizimin dhe katalogimin e pasurive kulturore, monitorimin e lëvizjes, si një strategji kombëtare në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore.

 

• Krijimin e sportelit të shërbimit publik pranë Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore për informacion dhe kryerjen e procedurave të regjistrimit.

 

• Lehtësimin e procedurave për shërbim publik ndaj qytetarëve lidhur me rregjistrimin e veprave të artit dhe të objekteve të trashëgimisë kulturore në pronësi të tyre si dhe publikimin e pasurive kulturore shqiptare.

 

• Ndërveprimin në Gov-net për ofrim dhe marrje shërbimi. Zgjerimi me Qendra Rajonale dhe krijimi i Sistemit informatik kombëtar të adminstrimit të pasurive kulturore ka një qënë një nga rekomandimet e lëna nga Banka Botërore në vitin 1995, kohë kur dhe u krijua Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore falë projektit të iniciuar po nga Banka Botërore. Në rekomandimet e Këshillit të Europës theksohet se “Proçesi i inventarizimit dhe regjistrimit të pasurive kulturore duhet të konsiderohet si një përfitim i publikut të gjerë”.

 

RISITË E SISTEMIT INFORMATIK KOMBËTAR TË ADMINISTRITMIT TË PASURIVE KULTURORE

 

1. Ndërtimi i një baze të dhënash e unifikuar dhe e strukturuar.
– Baza e re e të dhënave bën të mundur unifikimin e katalogëve në një bazë të vetme si dhe identifikimin e objekteve kulture me nje kod unik.
– Ndërtimin e entiteve të kategorizueshme. Të dhënat e objekteve janë të struktuara dhe të kategorizuara sipas kategorive në disa nivele ku çdo e dhëne e objektit është e raportueshme.
– Ndërveprim në rrejt me Institucionet Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

2. Ndërlidhje me Institucionet

– Sistemi ofron ndërveprimin me institucionet: Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civil, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, Policia, Dogana, Interpoli, etj, përmes shërbimeve Web Service, duke bërë të mundur kontrollin dhe monitorimin nga Organet kompetente.
– Shërbimet do të publikohen nëpërmjet AKSH-it

3. Akses për përdorues të jashtëm

– Posedues, Autorë apo Pronarë të Pasurive Kulturore do të mund të kenë akses në sistem për të konsultuar objeket në pronësi apo posedim të tyre.

4. Denoncime

– Platforma e regjistrimit dhe shkëmbimit të informacionit në sistem lidhur me rastet e grabitjeve dhe vjedhjeve të objekteve të trashëgimisë kulturore në vend, si dhe në rastet e denoncimeve nga Institucionet Ndërkombëtare që operojnë brenda dhe jashtë RSH.

5. Sistem Transaksional
– Baza e re e të dhënave lejon një nivel më të lartë kontrolli të statusit të objekteve duke e kthyer atë në një sistem transaksional.
– Një sistem bashkëkohor i standartizuar për të pranuar ndryshimet dhe zhvillimet e teknologjisë në të ardhmen dhe implementimin e tyre.

6. Platforma për Krijimin dhe Administrimin e Inventarit të Fondit Muzeor Kombëtar

 

VIJIMËSIA E FUNKSIONIT DHE MISIONIT TË PROJEKTIT

 

Përfshirja e Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore në Rrjetin Rajonal të Qendrave të Katalogimit brenda vitit 2018. (Sistemi Informatik Kombëtar i Administrimit të Pasurive Kulturore i ndërtuar bazuar në standarte ndërkombëtare do të mundësojë një bashkëpunim dhe komunikim në nivel rajonal për ndërveprim dhe përthithje të projekteve). Aplikime në Projektet IPA (QKIPK institucion partner). Gjithashtu, projekte të aplikuara, të fituara dhe në proces zbatimi me Unesko-n. Mund të përmendim një nga projektet e aplikuar dhe fituar nga QKIPK me Ministrinë e Kulturës në “Programme of Participation in the activities of Member States 2016-2017” mbështetur nga UNESCO “Building capacities and promoting the digitized inventory of culture properties and the fight against illicit trafficking of cultural properties”.
 
 

Ky është misioni dhe vizioni ynë për ruajtjen, mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e pasurive kulturore kombëtare