QKIPK - QENDRA KOMBËTARE E INVENTARIZIMIT TË PASURIVE KULTURORE

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VENDE PUNE: SPECIALIST I SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE (JURIST/JURISTE) PRANË QKIPK
QendraKombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore bazuar Urdhërin e Kryeministrit Nr. 26, datë 25.01.2014 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore” dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit (QKIPK) neni 5, “Proçedura e rekrutimit të punonjësve të rinj”, kërkon të bëjë shpalljen për vendin vakant si më poshtë:
Specialist Jurist/Juriste në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse & Financës (1 vend) pranë Qëndrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Të gjithë personat e interesuar mund te njihen me kërkesat e veçanta për konkurim përmes faqes zyrtare www.qkipk.gov.al
Kërkesat e përgjithshme për këtë pozicion pune që duhet të plotësojnë aplikantët janë si më poshtë:
a) Të jenë shtetas shqiptar. Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
b) Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin përkatës të punës.
c) Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
d) Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi.
e) Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil për shkak të një shkeljeje të rëndë disiplinore.
Kërkesa të veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për pozicionin:
a) Të ketë formim/edukim profesional të lartë në Shkencat Juridike.
b) Të ketë titull “Master i Shkencave”, apo një titull të barazvlefshëm me të, në fushat e mësipërme.
c) Të ketë përvojë pune jo më pak se dy vjeçare si jurist/juriste
d) Të zotërojë njohuri, aftesi dhe kompetenca në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës.
e) Të ketë kryer trajnime dhe të ketë përvojë pune të dokumentuar si jurist/jursite
f) Të ketë aftësi te të punës në grup si dhe aftësi të mira komunikimi me institucionet dhe partnerët qëndrore dhe lokale, kombëtarë e ndërkombëtarë.
g) Të punojë në kushtet e presionit të kohës dhe afateve kohore.
h) Të ketë iniciativë dhe aftësi të mira analize dhe raportimi.
i) Të zoteroje të paktën një nga gjuhët kryesore të huaja me shkrim e me goje (të dokumentuar).

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Parqitja e dokumenteve:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a) Jetëshkrim i aplikantit
b) Fotokopje e diplomes (perfshire edhe diplomen bachelor). Per diplomat e marra jashte Republikes se Shqiperise te percillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit.
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e) Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f) Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g) Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h) Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka mase displinore ne fuqi.
i) Cdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikanti duhet t’i paraqesë dokumentet brenda datës, 17.01.2017 ora 12.00 pranë Protokollit të QKIPK-së
Adresa: Rr “Aleksandër Moisiu” nr. 76 (tek ish Kinostudio), kati I 3-të, Tiranë.